Qytetërim

Plas keq mes Rozës dhe Heidit: Mbahesh pas brekëve të Romeos! Aktori: Je njeri i keq

Gjithçka nisi pasi Roza iu drejtuar Heidit duke i thënë nëse ka ardhur për të luajtur apo për të qëndruar pas “brekëve të Romeos”, referuar marrëdhënies që ata kanë me njëri-tjetrin.

E.K
Plas keq mes Rozës dhe Heidit: Mbahesh pas brekëve të Romeos!
Pamje nga debati

TIRANË- Një debat i fortë është regjistruar mes Rozës dhe Heidit brenda shtëpisë së Big Brother. Debat në të cilin ka ndërhyrë dhe Romeo dhe ku nuk kanë munguar fjalët fyese. Gjithçka nisi pasi Roza iu drejtuar Heidit duke i thënë nëse ka ardhur për të luajtur apo për të qëndruar pas “brekëve të Romeos”, referuar marrëdhënies që ata kanë me njëri-tjetrin.

Pjesë nga debati:

Roza Lati: Ke ardhur vetëm këtu apo të mbahesh pas brekëve të Romeos?

HeidiUnë jam shumë vetëm. Po ja shihe si Chihuahua.

Roza Lati: Kush është si Chihuahua, se unë vetë kam rritur Doberman. Me kë je tu fol ti moj goce?

HeidiTi bën si Chihuahua.

Roza Lati: Jam gocë Doberman unë, s’jam gocë Chihuahue unë. Kujdes kur flet.

HeidiO ti je komplet si Chihuahua. Flet gër, gër.

Roza LatiUnë kam rritur Doberman, s’kam lidhje me Chihuahua.

RomeoNuk foli në Prime dhe do të flaës tani, hajde. (E tërheq Heidin)

Roza Lati: O ti Romeo mos ha kot kur flet, kaq.

RomeoIk o njeri i keq.

Roza LatiO njeri i paedukatë. Mos më çaj mua kokën me këto njeri i keq, se unë flas me gocën, për çfarë vjen ti dhe më thua njeri i keq.

RomeoTi je njeri i keq.

Roza Lati: Unë me ty nuk u kapa fare. Unë nuk u mora me ty. Çfarë ke ti? Ka ardhur ajo për t’u mbajtur pas rripit tënd?

Romeo: Çfarë do, nuk dole në klip? Do të dalësh në klip?

Roza Lati: Ti më acaron, pse më thua je e keqe?

Romeo: Është mendimi im, je e keqe. Fol me murin, ose me derën.

Roza LatiIk shko puthu andej. Ec fut hundët tek muhabetet e grave, fut kokën poshtë fustaneve të grave./ZËRI

Poll

MOS HUMB