Qytetërim

Po e filmonin dhe qeshnin/ Justin Bieber nuk e mbajnë nervat, nis e u bërtet fansave

Këngëtari po priste bashkëshorten e tij, Hailey Bieber që ta takonte në hollin e hotelit por disa adoleshentë i janë afruar dhe kanë nisur ta filmojnë. 

k.m.
Po e filmonin dhe qeshnin/ Justin Bieber nuk e mbajnë nervat, nis e u
Justin Bieber

SHBA- Justin Bieber ka pasur një moment të vështirë me fansat në një hotel në Los Angeles. Këngëtari po priste bashkëshorten e tij, Hailey Bieber që ta takonte në hollin e hotelit por disa adoleshentë i janë afruar dhe kanë nisur ta filmojnë. 

Edhe pse fillimisht ua kërkoi me mirësjellje që të largoheshin, adoleshentët nuk e lanë të qetë duke shkaktuar acarim tek Bieber. Në një video që bën xhiron e TikTok, Bieber shihet duke u bërtitur të rinjve: A është qesharake kjo për ju djema? A ju duket qesharake kjo? Largohuni nga këtu.


Në atë moment, stafi i hotelit, i cili pa se çfarë po ndodhte, i largoi adoleshentët nga zona ku ndodheshin. Një dëshmitar që ndodhej para ngjarjes konfirmon se Justin Bieber fillimisht u foli me shumë mirësjellje fansave të tij, por u acarua kur pa se ata nuk po e respektonin./ZËRI

Poll

MOS HUMB