
TIRANË- Nuk ka qetësi në shtëpinë e "Big Brother Vip". Mbrëmjen e kësaj të hëne ka mbërritur një zarf i kuq me lajme jo të mira për banorët. Pas shpërdorimit të ushqimeve nga disa prej banorëve, “Vëllai i Madh” vendosi t’i dënojë duke i lejuar të konsumojnë vetëm produktet bazike.
“Vëllai i Madh ka parë më vëmendje shpërdorimin e vazhdueshëm të ushqimeve në shtëpi, për këtë arsye ju dënon duke hequr ushqimet dhe bllokuar frigoriferët deri kur të kuptoni rëndësinë e tyre, dhe të mos i bëni pjesë të lojës suaj për të sulmuar njëri-tjetrin, në dispozicion do të keni v vetëm ushqimet bazike dderi8 në një njoftim të dytë”, thuhet në zarf.
Vieë this post on Instagram
Ndonëse është e disata herë që paraljmërohen me "Zarf të Zi" apo "Zarf të Kuq", nuk ka ende asnjë reflektim nga banorët për të mos përsëritur më gabimet që i penalizon ato. Për këtë shkak Egla dhe Rike kanë shkuar në televotim "kokë më kokë", pas përleshjes fizike./ZËRI