Qytetërim

“Po, pranoj, në të gjitha jetët e mia!” / Georgina shpall fejesën me Cristiano Ronaldon dhe tregon unazën mahnitëse

Fansat e çiftit e mbushën seksionin e komenteve me urime dhe mesazhe dashurie

f.g
“Po, pranoj, në të gjitha jetët e mia!” / Georgina
Georgina dhe Ronaldo

Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo janë zyrtarisht të fejuar! Lajmin e bukur e dha vetë modelja përmes një postimi në Instagram të hënën. Në foto, Georgina tregon një unazë gjigante diamanti në gishtin e fejesës, ndërsa dora e Ronaldos shihet poshtë saj në një gjest plot dashuri.

Me një mesazh romantik, ajo shkroi: “Po, pranoj. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia.”

“Po, pranoj, në të gjitha jetët e mia!” / Georgina
Postimi i Georgines

Fansat e çiftit e mbushën seksionin e komenteve me urime dhe mesazhe dashurie:

“Uroj të jeni të lumtur përgjithmonë ❤️ Urime ✨,” shkroi një ndjekës.

“Urime, më në fund erdhi momenti ???????????????????????????????????????????? ???????? ????????,” shtoi një tjetër.

“Jam shumë i lumtur për ju!! ????????????????❤️ #dashuriaevertetë,” komentoi një tjetër.

“Urime ???? shumë emocionuese!” tha një komentues i katërt.

“Po, pranoj, në të gjitha jetët e mia!” / Georgina

Cristiano Ronaldo, 40 vjeç, dhe Georgina Rodríguez, 31 vjeçe, e nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 2017, kur u takuan për herë të parë në një dyqan të Gucci-t ku ajo punonte. Që atëherë, dyshja janë bërë një nga çiftet më të dashur dhe më të përfolur në arenën ndërkombëtare.

Thashethemet për martesë nisën që verën e kaluar, kur Ronaldo e quajti Georginën “gruan e tij” në një video të postuar në Instagram në korrik 2024.

“Po, pranoj, në të gjitha jetët e mia!” / Georgina

“Gjëja më e rëndësishme nuk është çfarë bën, por çfarë duhet të bësh. Kur nuk jam në stërvitje me ekipin, më pëlqen të punoj me gruan time në shtëpi,” tha ai, duke ndezur spekulimet për një propozim të afërt./ZËRI

Poll

MOS HUMB