Qytetërim

Polonia zyrtarizon stadiumin ku do të luhet ndeshja me Shqipërinë, vetëm 3 mijë bileta për kuqezinjtë

Federata Polake e Futbollit ka vendosur për stadiumin ku do të presë ekipin kuqezi. Supersfida do të zhvillohet në “Narodovi” të Varshavës.

E.K
Polonia zyrtarizon stadiumin ku do të luhet ndeshja me
stadiumi

POLONI- Ndeshja Poloni-Shqipëri e vlefshme për gjysmëfinalet e “Play-of”-it të Botërorit 2026 do të luhet në stadiumin “Narodovi” të Varshavës.

Federata Polake e Futbollit zyrtarizoi impiantin për takimin e rëndësishëm, i cili ka një kapacitet prej afro 59 mijë vendesh dhe pritet të jetë plotësisht i ezauruar.

Kapaciteti: 58 580 vende
Përurimi: viti 2012
Qyteti: Varshavë

Referuar rregullores së UEFA-s, për tifozërinë shqiptare është rezervuar 5% e kapacitetit dhe priten afro 3 mijë tifozë.

Gjysmëfinalja mes dy kombëtareve, ku fituesi përcaktohet vetëm me një ndeshje, do të zhvillohet më datën 26 mars.

 

 

Poll

MOS HUMB