Qytetërim

Prapaskenat/ Si u alarmuan autoritetet për alarm për bombë në stadiumin e PSG

Një person kishte thënë në telefonatë se do kryejë akt terrori në përballjen mes PSG dhe Marsejës

D.XH
Prapaskenat/ Si u alarmuan autoritetet për alarm për bombë
Ndeshja PSG-Marsejë

PARIS – Paris Saint Germain ka marrë një fitore të rëndësishme në klasiken franceze, duke mundur Marsejën me rezultatin e thellë 4:0.

Ndeshja edhe mund të mos ishte zhvilluar. Kjo sepse mediat franceze, kanë zbuluar një prapaskenë jo aq të këndshme, vetëm disa minuta përpara se të zhvillohej sfida.

Një person ka telefonuar policinë, duke vënë në alarm autoritetet. Personi në telefon deklaroi se do të vendoste bombë në stadiumin “Parc Des Princes” dhe se do ta shpërthente atë gjatë kohës që ndeshja luhej.

Autoritetet janë vendosur menjëherë në alarm dhe kanë identifikuar e më pas arrestuar autorin e dyshuar të telefonatës “së tmerrshme”.

Policia franceze e arrestoi të dyshuarin. Por, efektivët në Paris deklaruan se me shumë gjasa, telefonata ishte false. Kjo pasi personi që telefonoi thjesht ka përhapur panik dhe vështirë të besohej se do të kryente akte të rënda terrori./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB