
Me një kontratë prej 225 milionë eurosh dhe të ardhura prej 50 milionë eurosh nga sponsorët, Ronaldoja mbetet jo vetëm një ikonë e sportit, por edhe një prej sipërmarrësve më aktivë dhe të suksesshëm në botë.
Kristiano Ronaldoja arriti 900 gola zyrtarë dhe po tregohet i pandalshëm jo vetëm në raportin me portat kundërshtare, por edhe me botën e biznesit dhe medias.
Në vitin e fundit, sulmuesi i Al-Nassrit ka bërë investime të rëndësishme në fusha të ndryshme: të bashkëpunimi me kompaninë Whoop, me prodhuesin portugez të porcelanit Vista Alegre, dhe me markën e suplementeve Bioniq. Në prill, Ronaldoja zbuloi edhe një projektin e krijimit të një studioje kinematografie në partneritet me regjisorin britanik Matju Vog, autor i sagës "Kingsman".
Ronaldoja ka shtuar gjithashtu praninë e tij në median digjitale, duke nisur në gusht një kanal në YouTube që tashmë numëron 75 milionë abonentë, përveç 939 milionë ndjekësve që ka në Instagram, Facebook dhe YouTube.
Kanali publikon përmbajtje nga jeta e tij, përfshirë pjesëmarrjen në Paris Fashion Week dhe bashkëpunimet me yje si MrBeast.
Në shkurt, portugezi transformoi platformën në një kanal televiziv duke transmetuar një turne padeli në Riad, i ndjekur nga mbi 600.000 shikues.
Stefën Këri, basketbollisti i Golden Stejt në NBA me 156 milionë euro në vit; boksieri Tajson Furi me 146 milionë euro në vit, Dak Preskoti i futbollit amerikan me 137 milionë në vit dhe Leo Mesi i pesti me 135 milionë euro në vit janë ndjekësit e portugezit.