TIRANË- Princ Leka dhe Elia Zaharia, në 3-vjetorin e vajzës së tyre Geraldina, nuk janë parë pranë njëri-tjetrit.
Madje, ata nuk kanë ndarë një urim të përbashkët, për këtë ditëlindje. Ndryshe nga se vepronin më herët, Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk ndanë as foto familjare. Ata kanë uruar vajzën për ditëlindje, secili veçmas. Princ Leka ka uruar vogëlushen, ku shkruan se uron gjithë të mirat për të voglën.
"Gëzuar ditelindjen vajza ime! U realizofshin të gjitha dëshirat tuaja, mezi pres të shoh se çfarë aventura emocionuese do të na sjellë viti i ardhshëm.. edhe 100", shkruan Princ Leka.
Ndërsa, Elisa Zaharia ka ndarë foto të ditëlindjes së vajzës, ku shihet në praninë e nënës së saj, Yllka Mujo dhe babait Gjergj Zaharia.
“Prej tri vitesh ky diell i vogël na ngroh zemrat! Edhe 100 lumturia jonë! E paç jetën plot dritë e dashuri! Zoti të dhëntë shëndet e fat të bardhë! Uroj që kjo buzëqeshje të rrezatojë përgjithmonë në fytyrën tënde të ëmbël! @armand.sallabanda faleminderit mik i dashur për këto kujtime ”, shkruan Elia Zaharia.
Princ Leka dhe Elia Zaharia u martuan 6 vite më parë, në një ceremoni madhështore që u mbajt në Pallatin Presidencial, dikur Pallati Mbretëror, që u ndërtua nga Mbreti Zog, në vitin 1936. Çifti mori bekimin edhe nga përfaqësuesit e klerit në Shqipëri./Zëri.ai/