Qytetërim

Pritet luftë? Bashkëshortja dhe e dashura e futbollistit anglez të dyja në tribunë, merren masa

Federata angleze ka marrë masat

E.K

Pritet luftë? Bashkëshortja dhe e dashura e futbollistit anglez

GJERMANI-  Për mbrojtësin e Anglisë, Kyle Walker, finalja e Euro 2024 kundër Spanjës do të jetë një sfidë e vështirë jo vetëm për atë që do të ndodhë në fushë, por edhe për atë që mund të ndodhë në tribunën ku akomodohen të afërmit e futbollistëve.

Përveç gruas së tij, Annie Kilner, me katër fëmijët e tyre Riaan, Roman, Reign dhe Rezon, në tribunë pritet të shfaqet edhe e dashura e tij, Lauryn Goodman, së bashku me djalin e madh nga lidhja jashtëmartesore me mbrojtësin e City-t, i kompletuar me një fanellë me numrin 2 me shkrimin “baba”.

Një situatë me rrezikshmëri të lartë, aq sa pjesëtarët e sigurimit në kombëtaren angleze kanë marrë udhëzime për të shmangur çdo kontakt apo problem mes femrave.

Pritet luftë? Bashkëshortja dhe e dashura e futbollistit anglez

Siç thekson shtypi britanik, për më tepër, nëse Annie Kilner dhe Lauryn Goodman do të takohen ballë për ballë, është e lehtë të imagjinohet se situata në Olimpiastadion mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehet në kaos.

Hipotezë që drejtuesit e kombëtares angleze po mundohen ta shmangin në çdo mënyrë, së pari duke i ndaluar hyrjen e të dashurës së Walkerit në zonën e rezervuar për bashkëshortet, shoqëruesit dhe të dashurat e lojtarëve. Një masë paraprake e ashpër por e nevojshme.

Sipas “The Sun”, në fakt duket se Lauryn është mjaft e prirur për skena dhe Annie dëshiron të shmangë çdo kontakt me të për të mos krijuar probleme.

Poll

MOS HUMB