Qytetërim

Pse Iphone 15 po nxehet shpejt?

Apple njoftoi se gabimi u regjistrua kur sistemi operativ iOS 17 u përditësua në telefon. Por kompania e “pason topin” e fajit tek aplikacionet e tjera që shkaktojnë “mbingarkimin e sistemit”.

E.K
Pse Iphone 15 po nxehet shpejt?
Iphone 15

SHBA-Që pas lancimit të modelit të fundit të iphone 15 nga Apple, nisën kritikat nga përdoruesit sa i përket mbinxehjes së telefonit gjatë përdorimit. Për këtë ka reaguar kompania, e cila shprehet se shkak për këtë është një gabim në sistemin operativ që lidhet me përditësimin e aplikacioneve si Instagram.

Apple njoftoi se gabimi u regjistrua kur sistemi operativ iOS 17 u përditësua në telefon. Por kompania e “pason topin” e fajit tek aplikacionet e tjera që shkaktojnë “mbingarkimin e sistemit”. Përdoruesit e iPhone tashmë janë mësuar që telefonat të nxehen gjatë aktivizimit fillestar ose gjatë ruajtjes së të dhënave për shkak të sasisë së energjisë së përdorur në proces dhe pajisjes që punon më shumë se zakonisht, por problemet me iPhone 15 janë edhe më serioze.

Apple tha se pajisjet mund të mbinxehen ditët e para "ndërsa pajisja po rregullohet ose përditësohet për shkak të rritjes së aktivitetit në sfond".

“Ne kemi identifikuar disa shkaqe që mund të shkaktojnë ngrohjen e pajisjes më shumë se sa pritej”, thuhet në njoftim.

Mes tyre është një gabim në sistemin operativ iOS 17, versioni më i fundit i sistemit operativ të Apple, i cili është i disponueshëm për modelet më të fundit.

"Një problem tjetër është shfaqur me përditësimet më të fundit të aplikacioneve që shkaktojnë mbingarkesë të sistemit," thotë Apple.

Kompania po bashkëpunon me ekipet e zhvillimit për zgjidhjet që së shpejti do t'u ofrohen përdoruesve.

Instagram, Uber dhe videoloja Asphalt 9 janë ndër aplikacionet që mund të shkaktojnë mbinxehje, sipas Apple. Instagram njoftoi se problemi me aplikacionin u zgjidh javën e kaluar.

Zgjidhja e defektit në sistemin operativ iOS 17 nuk do të zvogëlojë aftësitë dhe cilësinë e punës. Apple thekson se ngrohja e telefonit nuk lidhet me kutinë e re të titanit për iPhone 15 Pro dhe iPhone Pro Max, në vend të çelikut inox që përdorej për modelet më të vjetra të tyre.

Kompania hodhi poshtë gjithashtu spekulimet se çështja e ngrohjes lidhej me portën e re USB-C, e cila u ndryshua për të përmbushur kërkesat detyruese nga ligjvënësit evropianë. Apple pretendon gjithashtu se ky problem nuk paraqet ndonjë rrezik sigurie, as nuk mund të dëmtojë përdoruesit dhe nuk do të ndikojë në jetëgjatësinë e telefonit./Zëri

Poll

MOS HUMB