Qytetërim

PSG-ja më e mirë e të gjitha kohërave një Inter larg tripletës

Ata fituan bindshëm me shifrat 3 me 0 finalen e Kupës dhe ia bashkëngjiten trofeun e ri kampionatit të fituar në avancë.

Redaksia Zëri
PSG-ja më e mirë e të gjitha kohërave një Inter larg
FOTO ILUSTRUESE

FRANCË- PSG-ja fiton edhe Kupën e Francës dhe zhvendos të gjithë fokusin drejt finales me Interin, një tripletë larg. Kryeqytetasit francezë shkëlqyen në finale ndaj Reimsit. Ata fituan bindshëm me shifrat 3 me 0 finalen e Kupës dhe ia bashkëngjiten trofeun e ri kampionatit të fituar në avancë.

Ardhja e Luiz Enrikes në stolin e PSG-së solli jo pak por Superkupën e Francës kundër Monakos, titullin e Ligue 1 dhe Kupën e Francës. Skuadra do të luajë finalen e Ligës së Kampioneve dhe do të marrë pjesë edhe në Botëror klubesh si një nga grupet më të mira, pa individë yje, por me lojtarë virtuozë dhe me një trajner të shkëlqyer.

Të tre golat djemtë e Enrikes i shënuan në pjesën e parë, dy herë Barkola dhe një herë Hakimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB