
TIRANË- Tensione pak para "Prime". Egla dhe Rike i kanë kaluar sërish caqet në debatin e tyre që nisi për një pasqyrë dhe degradoi keq e më keq. Aktorja nuk është kursyer aspak me ofendime ndaj Rikes e cila përfundoi duke qarë dhe u justifikuar.
"O e qepme, qepe, shqepe dhe qepe. Mua ti nuk më thua më asnjë lloj gjëje. Okay, e shqepme. Ku ke frikë ti mi me këtë surrat, çfarë prerje je ti. E shqepme", dëgjohet t'i thotë Egla Rikes.
View this post on Instagram
Pjesë nga debati:
Egla: Po jo mi Rike jo, mos zgjidh hallet tona. Kishim këtu dy pasqyra dhe i keni marrë ju kur nuk ishim. Je një thartirë e vërtetë që kalon dhe hedh rrugëve fjalë
Rike: Je egosite. Je ti thartirë nuk jam unë.
Egla: Je limon, je limon i shtrydhur. Do pëlcasësh moj goce, do pëlcasësh ndonjë ditë nga inati.
Rike: Ti je duke pëlcitur.
Egla: Ti mi ti do pëlcasësh. Shiko punët e tua mi, do fusësh hundët ti kudo ku jam unë. Nuk të llogaris fare po fare (e përqesh)
Rike: Unë të fus, hundët apo ti? Shiko si je e qepur në fytyrë.
Egla: Kujdes mi se mos e shqepësh atë, atë Riken. Qepe, qepe o e shqepme
Rike: Unë mendoj që po e ekzagjeron.
Egla: O e qepme, qepe, shqepe dhe qepe. Mua ti nuk më thua më asnjë lloj gjëje. Okay, e shqepme. Ku ke frikë ti mi me këtë surrat, çfarë prerje je ti. E shqepme
Rike: Më vjen keq që del si e çmendur. Më vjen keq për ty
Egla: E kupton këtë gjë apo jo, që ti e hap gojën me atë çunin e ke bërë me mua dhe prap e kruan me mua. Shiko çfarë bën, bën si naive surrati jot.
(Rike largohet shkon në dhomën e gjumit dhe flet me Erjolën dhe Rozën)
Rike: (Qan) më thotë e shqepme nga koka te këmbët më ofendoi shumë. Nuk i bëra asgjë, asgjë nuk i bëra, asgjë. Thjeshtë i thashë je egoiste për pasqyrën.
Mbetet për t'u parë nëse pamjet e këtij debati do të transmetohen në "Prime-n" e sotëm. Ndërkohë kujtojmë se Egla është në nominim./ZËRI