Qytetërim

Rafinja ishte gati për Italinë: pasaporta ia ndaloi ëndrrën “azzurre”

Ai deklaroi se ishte gjithçka gati që ai të grumbullohej për Euro 2020, të cilin Italia më pas e fitoi, por pasaporta nuk mbërriti në kohë.

Redaksia Zëri
Rafinja ishte gati për Italinë: pasaporta ia ndaloi ëndrrën
Rafinja

ITALI- Në vitin 2020, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) bëri një përpjekje serioze për të natyralizuar Rafinjan e Barcelonës, atëherë yll në rritje te Lids Junajtid, për ta përfshirë në kombëtaren “azzurre”.

Pas suksesit me emra si Zhorzhinjo, Palmieri dhe Toloj Jorginho, Emerson Palmieri dhe Toloj Italia pati tentuar të shfrytëzonte origjinën italiane të babait të tij, Rafael "Maninho" Dias Bellolit. I ati i futbollistit është muzikant në profesion dhe qytetar italian.

Këtë fakt, siç bën me dije “Gazzetta dello Sport”, Rafinja e konfirmoi vetë së fundmi në një podcast. Ai deklaroi se ishte gjithçka gati që ai të grumbullohej për Euro 2020, të cilin Italia më pas e fitoi, por pasaporta nuk mbërriti në kohë.

Braziliani rrëfen se nga stafi italian merrte vazhdimisht telefonata, veçanërisht nga Zhorzhinjo dhe ishte i tunduar nga projekti. Megjithatë shtoi se në zemër ruante gjithmonë shpresën për të veshur fanellën e Brazilit. Fati e deshi ndryshe: ai sot është titullar te Brazili dhe po shkëlqen me Barcelonën, duke u përfolur, madje, edhe si pretendent për Top të Artë: 31 gola dhe 25 asiste në 52 ndeshje e bëjnë “një sezon të çmendur” për të./ZËRI

Poll

MOS HUMB