SPANJË- Lamine Yamal është ylli kryesor i Barcelonës dhe të gjithë sytë janë mbi të. Lamine Yamal e ka ndezur “El Clasico”-n e të dielës, me një deklaratë të bujshme. Anësori ka bërë një deklaratë të guximshme për Real Madridin dhe gjyqtarët vetëm disa ditë para "El Clasicos".
Duke folur gjatë një programi të Kings League në Tëitch, Yamal u pyet nëse Porcinos, një ekip në ligë, është si Real Madridi. Përgjigja e tij ishte e prerë: "Po, sigurisht, ata vjedhin, ata ankohen..."
Lamine Yamal është bashkëpronar i La Capital, një klub spanjoll që luan në Kings League. Ekipi i tij do të përballet me Porcinos në të njëjtën fundjavë që Barcelona luan me Real Madridin, duke nxitur krahasimin.
Të dielën, Barcelona do të vizitojë Santiago Bernabeun për t'u përballur me Real Madridin. Skuadra e Yamalit ka nevojë për një fitore për të kaluar Merengues në krye të tabelës, dhe anësori është i etur për fitore.
"El Clasico" është gjithmonë një ndeshje shumë intensive dhe këtë vit nuk do të jetë ndryshe. Real Madridi ka një epërsi prej dy pikësh ndaj Barcelonës në tabelë./ZËRI