Qytetërim

Real Madrid vuan por gjen fitoren! Hap Mbappe, mbyll Endrick por lojtari i ndeshjes del portieri

Los Blancos ishin në vështirësi qe nga starti i ndeshjes, me skuadrën gjermane që po bënte super lojë aq sa lojtari i ndeshjes ne fund ishte portieri Courtois

E.K
Real Madrid vuan por gjen fitoren! Hap Mbappe, mbyll Endrick por lojtari i
reali i madridit

SPANJË- Kampioni në fuqi në Champions, Real Madrid, e nis formatin e ri me fitore dhe mund Stuttgartin me rezultat 3-1 ne nje ndeshje që nuk ishte aq e lehtë sa mund të duket në rezultat dhe sa ishte në letër.

Los Blancos ishin në vështirësi qe nga starti i ndeshjes, me skuadrën gjermane që po bënte super lojë aq sa lojtari i ndeshjes ne fund ishte portieri Courtois. Përkundër rasteve nga të dyja anët, 45 minutat e parë përfunduan pa gola, me një Real Madrid të çorientuar totalisht.

Në pjesën e dytë ishte një lojë edhe më dinamike, ndërsa fjalët e Carlo Ancelottit në pushimin mes pjesëve dhanë efekt të menjëhershëm. Në minutën e 46-të, Rodrygo e gjeti në mënyrë perfekte Kylian Mbappe, që shënoi me lehtësi për 1-0.

Por, në minutën e 68-të, Deniz Undav heshti Santiago Bernabeun, kur shënoi për 1-1 me një asistim të Leëeling. Fati ishte sonte në anën e madrilenëve, derisa thyen mbrojtjen mysafire edhe njëherë. Antonio Rudiger riktheu epërsinë për madrilenët, kur realizoi për 2-1 në minutën e 83-të, kur u asistua prej Luka Modricit.

Fitoren e Real Madridit e vulosi Endrick, që realizoi një super gol nga distanca në minutën e 90+5-të për 3-1 dhe ishte goli i pare ne Champions me fanelen e Realit. Në ndeshjen e dytë, Real Madridi përballet me Lillen, që mbrëmë u mposht nga Sporting Lisbona me rezultat 2-0.

Pas ndeshjes trajneri Ancelotti tha se për Realin nuk ka asnjë ndeshje të lehtë.

Cilat janë përshtypjet tuaja nga ndeshja?

Të mira. Kemi pasur disa momente të vështira, por kjo është normale. Nuk mbaj mend një ndeshje të lehtë. Duhet të vuash gjithmonë, sidomos në fillim. Kur nuk je në maksimum, gjërat janë pak më të vështira. Pas golit të dytë, ndeshja mund të kishte përfunduar, por ne kishim forcën për të shënuar sërish.

Gjermanët ua vështirësuan gjërat…

Shtutgarti e menaxhon topin shumë mirë. Ne humbëm shumë duele një kundër një, vuajtëm shumë në pjesën e parë. Mund të kishim shënuar më shumë, por në fund gjithçka shkoi mirë.

Kundërshtari arriti të shfrytëzonte hapësirat që latë ju pas…

Kur ka presion të lartë, ju duhet ta merrni topin pas vijës së mbrojtjes.

Courtois tha që, nëse Endrick do të kishte gabuar te rasti i golit, do ta vriste…

Ishte një kundërsulm dhe ai kishte guximin të gjuante. Shënoi dhe shpëtoi nga të gjitha (qesh).

Poll

MOS HUMB