
SPANJË – Është hedhur këtë të premte shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Sipas shortit të hedhur në mesditë, Atletico Madrid do të ketë përballë Atletico Bilbaon. Në sfidën tjetër, që përcakton edhe finalistin, luan Societad përballë Mallorcës së Vedat Muriqit.
Jashtë turneut të Kupës së Mbretit janë Real Madrid dhe Barcelona. Dy “big”-ët spanjoll u eliminuan në çerekfinale. Në këtë fazë u eliminua pikërisht nga Mallorca edhe Girona (që është surpriza e kampionatit). Sfidat gjysmëfinale janë sipas sistsmit vajtje-ardhje. Finalja zhvillohet më 6 prill në Sevilla.
Gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit:
Atletico Madrid – Atletico Bilbao
Mallorca – Real Societad./ZËRI/