
SPANJË- El Clasico mes Realit dhe Barcelonës, e cila u luajt mbrëmjen e djeshme, ishte e luftuar deri në minutat e fundit të sfidëës. “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur të dhurojnë spektakël mbrëmjen e kësaj të diele dhe pas një fitoreje të madhe, në çerekfinalet e UEFA Champions League, ndaj Manchester City, kanë mundur dje në “Bernabeu”, “Katalanasit” e Barcelona, në përballjen e javës së 32-të, të La Liga.
Christensen e Fermin Lopez shënuan për skuadrën e teknikut, Xavi në minutat 6’ e 69’, mirëpo Vinicius Junior, Lucaz Vazques e Jude Bellingham u treguan më të saktë, teksa arritën të shënojnë në minutat 18’, 73’ e 91’ të sfidës, për të mahnitur të pranishmit në “Santiago Bernabeu”, me një festival golash.
Sa i përket renditjes, në tabelën e La Liga, “Galaktikët” e Real Madrid ngjiten në kuotën e 81 pikëve tashmë, duke qëndruar plot 11 pikë larg, nga “Blaugranat” e vendit të dytë, teksa dy fitore fitore në javët e ardhshme, të kampionatit mund t’i dhuronin “Los Blancos”, një tjetër titull kampion, të Spanjës.
Në këtë ndeshje nuk munguan polemikat për arbitrimin.
Canal+ dhe beIN përdorën teknologjitë e tyre 3D për të analizuar imazhet e disponueshme të asaj që ndodhi në “Klasiken” Real-Barça dhe të dyja kanalet arritën në të njëjtin përfundim: topi nuk e kaloi plotësisht vijën e portës, kështu që arbitrat nuk e akorduan me të drejtë.
Në të dyja analizat shihet se si topi ka hyrë pothuajse i tëri, por jo në të gjithë perimetrin e tij, gjë që është e nevojshme për dhënien e golit.