Qytetërim

Reklama më e mirë e Krishtlindjeve

Reklama kushtoi vetëm 700 paund, ekuivalente me rreth 800 euro, është xhiruar me një iPhone dhe ka marrë miliona shikime në rrjetet sociale.

f.t
Reklama më e mirë e Krishtlindjeve
pamje nga reklama

IRLANDË- Jemi në prag të festave të fundvitit dhe kudo në rrjet apo ekran shfaqen reklama festive, por njëra prej tyre sipas medias britanike The Guardian është cilësuar "Reklama më e mirë e Krishtlindjeve e vitit". Reklama është krijuar nga Charlie's Bar, një lokal historik në Enniskillen në Irlandën e Veriut që tregon historinë e një të moshuari që e gjen veten vetëm në Krishtlindje.

Reklama hapet me pamje prekëse teksa i moshuari del nga shtëpia me lule në dorë dhe shkon i vetëm në varre. Më pas shkon në lokal dhe shqëri i bën një qen. Ajo çfarë ndodh më pas është një fund i lumtur.

Reklama kushtoi vetëm 700 paund, ekuivalente me rreth 800 euro, është xhiruar me një iPhone dhe ka marrë miliona shikime në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram është parë tashmë 2.2 milionë herë. Protagonisti quhet Martin McManus, ai është 73 vjeç dhe është anëtar i një grupi teatror amator lokal.

Poll

MOS HUMB