Qytetërim

Reperi Drake: Do të bëj pak pushim nga muzika

Reperi është shprehur se i duhet të tërhiqet për pak kohë nga muzika, sepse ka probleme me stomakun

D.XH
Reperi Drake: Do të bëj pak pushim nga muzika
Reperi Drake

SHBA- Reperi Drake ka bërë me dije se po bën një pushim nga karriera e tij muzikore, duke thënë: “Më duhet të fokusohem në shëndetin tim para së gjithash”.

Vetëm disa orë pas publikimit të albumit të tij të ri, “For all the dogs”, fituesi i shumë Grammy tha se prej vitesh ka probleme me stomakun. "Unë ndoshta nuk do të bëj muzikë për pak kohë, të jem i sinqertë," tha ai të premten në emisionin e tij në radio.

Disa shfaqje të ardhshme të tij të planifikuara, janë shtyrë pas njoftimit të bërë nga vetë ai. “Më duhet të fokusohem në shëndetin tim, para së gjithash dhe do të flas më vonë, nëse do të vijoj me muzikën”, tha reperi.

"Nuk po bëj asgjë të çmendur, por ashtu si, ju e dini, unë dua që njerëzit të jenë të shëndetshëm në jetë dhe unë kam vite që kam probleme të çmendura me stomakun tim", tha Drake.

Ai pritet të mbajë koncerte në Toronto, vendlindjen e tij, të premten dhe të shtunën mbrëma. Shfaqjet e planifikuara për më pas janë shtyrë. Drake ishte plankifikuar se do të performonte në Denver, New Orleans, Nashville dhe Columbus, Ohio, por me siguri që këta koncerte do anulohen./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB