Qytetërim

Rikthehet Celine Dion, shifra marramendëse që do paguhet për vetëm një këngë në “Lojërat Olimpike 2024”

Dion do të këndojë një këngë në ceremoninë e hapjes.

f.t
Rikthehet Celine Dion, shifra marramendëse që do paguhet për
Celine Dion

FRANCË-Celine Dion u premtoi miliona fansave të saj se do të rikthehet në skenë pavarësisht problemeve shëndetësore me të cilat po përballet dhe gjithçka tregon se rikthimi i madh i yllit do të bëhet në kuadër të hapjes së Lojërave Olimpike. Sipas Page Six, konfirmohet lajmi që po përflitet në njëzet e katër orët e fundit, me rastin e mbërritjes së këngëtares në Paris.

Një njoftim nga agjencia thotë se Dion do të këndojë një këngë në ceremoninë e hapjes, pas një ndërprerjeje prej tre vitesh për shkak të betejës së saj me Sindromën e “Njeriut Awkward”. Sipas TMZ, megjithëse do të këndojë një këngë, do të marrë një shumë të madhe prej 2 milionë dollarë.

Ceremonia hapëse e Olimpiadës në Paris do të nisë në orën 19:30 më 26 korrik. Në vend që kjo ceremoni të mbahet në një stadium, siç është mbajtur tradicionalisht, Franca ka planifikuar një paradë në lumin Sena, paradë e gjatë prej 6 kilometrash. Parada do të përfundojë te Kulla Ajfell. Afër 300.000 spektatorë do ta shohin paradën nga brigjet e Senës, teksa ngjarja do të transmetohet në mbarë botën./ZËRI

Poll

MOS HUMB