
PARIS- Celine Dion do të këndojë së bashku me Lady Gaga në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Guardian ka raportuar se Lojërat Olimpike 2024, do të shënojnë rikthimin e madh të yllit në skenë. Sipas një shkrimi të publikuar, Dion do të ngjitet në skenë së bashku me këngëtaren Lady Gaga.
Madje edhe burime të tjera të sigurta kanë informuar se dy ikonat e muzikës do të nderojnë vendin ku zhvillohet eventi më i madh sportiv në botë, me një nga këngët më ikonike franceze në skenën muzikore botërore, ato do të këndojnë "La Vie en Rose" nga legjendarja Edith Piaf.
Celine Dion is in great spirits as she arrives in Paris ahead of the 2024 Olympic Games after chronicling her battle with stiff-person syndrome https://t.co/qgnahgQlMJ
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) July 23, 2024
"La Vie en Rose" u publikua në vitin 1947 dhe u bë kënga më e njohur e Piaf, duke mbetur një klasik i përjetshëm. Tekstet, të shkruara nga vetë Piaf, përshkruajnë shpërthimin e gëzimit kur njeriu e sheh jetën “me syze ngjyrë rozë”. Pasi këngëtarja mbërriti në Paris të hënën, u zbulua se Dion do të këndonte në ceremoninë e hapjes, pas një pauze 3-vjeçare për shkak të betejës së saj me sindromën e njeriut të ngrirë (Stiff Person Syndrome).
Sipas TMZ, Dion do të paguhet më shumë se 2 milionë dollarë./ZËRI