Qytetërim

Rita Ora si kurrë më parë flet rreth karrierës së saj: Jam krenare për yjet e muzikës nga Kosova

Sipas Orës, është shumë e rëndësishme të flasësh për origjinën dhe kulturën tënde.

I.F
Rita Ora si kurrë më parë flet rreth karrierës së saj:
Rita Ora

LONDËR- Ylli shqiptar Rita Ora ashtu si kurrë më parë ka folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Në një intervistë për “Time Out London”, këngëtarja tregoi më shumë për prindërit e saj dhe jetën në Kosovë.

“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për ne. Mamaja ime, e cila është psikatre, dhe babai im, një sipërmarrës në fushën e gastronomisë, duhej të mësonin një gjuhë të re dhe të rindërtonin jetën e tyre nga e para. Mamaja është shumë, shumë tradicionale. Ne gjithmonë kalojmë shumë kohë së bashku,”- tha këngëtarja.

Pavarësisht suksesit të saj, Rita nuk e ka harruar kurrë prejardhjen e saj. Ajo e viziton shpesh Kosovën, ku dhe organizon projekte humanitare. Në vitin 2019 u emërua Ambasadore e UNICEF, pas kontributeve dhe punës që ajo ka bërë duke bashkëpunuar me UNICEF në rajon.

“Unë nuk e di se çfarë ka në “ujë”, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e mrekullueshëm të pop-it që janë nga Kosova,”- tha këngëtarja.

Sipas Orës, është shumë e rëndësishme të flasësh për origjinën dhe kulturën e vendit nga vjen.

“Që kur kam filluar karrierën time, kam qenë gjithmonë një avokate e madhe për të folur rreth prejardhjes sime. Sa shumë gjëra kanë ndodhur që prej atëherë.”

Përtej dashurisë për muzikën, Rita ka ndarë me fansat edhe pasionet e saj për aktrimin dhe biznesin. Ajo ka krijuar një markë të vetën të “tequilas” dhe është shumë aktive në botën e modës, ku prej një viti bashkëpunon me “Primax”. Megjithatë, ajo nuk harron kurrë të përmendë Kosovën në intervistat e saj dhe të përdorë platformën e saj për të ndihmuar vendlindjen.

“Mua më pëlqen të ndryshoj dhe të eksplorojë më shumë artin. Më pëlqen të sfidoj veten dhe të tregoj anë të ndryshme të personalitetit tim,”- përfundoi Ora./ZËRI

Poll

MOS HUMB