
ROMË- Roma dhe Lacioja kanë shkruar një histori të tërë të derbit kryeqytetas, që shëndrrohet çdo herë në luftë nervash, batutash e gati-gati politike në kryeqytetin italian. Këtë të dielë do ta gjejnë sërish njera-tjetrën, por ne duam të ndalemi te një detaj statistikor. Gjasat që ky derbi të mbyllet me një gol në minutat e fundit, zhvillim që gjithmonë i dramatizon dhe "spektakolarizon" përballjet derbi janë statistikisht shumë të larta.
Pse e themi këtë? Verdhekuqtë në 15 minutat e fundit të lojës, kanë shënuar 10 gola. Bardhekaltrit lacialë janë liderët e kampionatit, duke e bërl 18 herë këtë gjë. 28 gola kanë shënuar të dy skuadrat në çerekorëshin e fundit të lojës. Lacioja, madje, e ka paguar këtë sipërmarrje të minutave të fundit me një çmim jo të voglël: duke pësuar shumë, 11 herë pranë rënies së bilbilit.
Në Romë derbi është derbi dhe fakti që Lacioja në 6 ndeshjet e fundit ka vetëm dy fitore me Milanin dhe Atalantën, dy barazime dhe një humbje shkatërruese në cilësi loje me Bodoe Glimtin, e që po ashtu Roma e Ranierit vjen si skuadra me më shumë pikë për vitin e ri 2025, duke rreshtuar 15 rezultate pozitive, nuk do të thotë asgjë. Lacioja luan zonën evropiane dhe Baronit i mbetet t'ua fshijë shijen e Norvegjisë sa më parë të tijve./ZËRI