Qytetërim

Roma "hidhet e gjitha" te emri i Gasperinit

Gaspi po kërkon një projekt të ri dhe interesant pasi nuk ka ndërmend të largohet nga trajnimi.

Redaksia Zëri
Roma "hidhet e gjitha" te emri i Gasperinit
Gasperini

ROMË-Gasperini është në muajt e tij të fundit në drejtimin e Atalantës. Po ashtu, njihet fakti se Gaspi po kërkon një projekt të ri dhe interesant pasi nuk ka ndërmend të largohet nga trajnimi. Familja Friedkin, drejtuesit e AS Roma, gjen te figura e tij gjithçka i duhet dhe këtë herë duket fakt: Roma është hedhur e gjitha për të arritur te kontrata me të.

Karakteristikat teknike, cilësitë profesionale të teknikut zikaltër kanë gjetur një konsensus të gjerë të drejtuesit e Romës, të cilëve u pëlqen loja cilësore, rritja e profileve të futbollistëve, kujdesi për integrimin e të rinjve, vëmendja e Gaspit ndaj ekuilibrave financiarë. Mediat italiane raportojnë për një kontratë 5-vjeçare, ku viti i parë i është lënë në shërbim të ndërtimit të themeleve të projektit afatgjatë, prej të cilit pritet si objektiv i parë një paraqitje dinjitoze në 100-vjetorin e klubit verdhekuq, në 2027-n.

Në Trigoria Gasperini do të gjente disa nga protagonistët e dikurshëm të skuadrave të tij: si Dybala, te Palermoja e 2012-s. Mançini, Kristante dhe Goliniq e El Sharavi janë disa nga emrat që kanë patur besimin dhe njohjen e Gasperinit ndër vite./ZËRI

Poll

MOS HUMB