ITALI- Roma është në kërkim të trajnerit të ri dhe ka vendosur që zgjedhja e parë të jetë Cesk Fabregasi. Drejtori sportiv Gizolfi ka kontaktuar presidentin e Komos, Suarso, për të nisur një negociatë për lirimin e Fabregasit, i cili ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Serinë “A”.
Komoja nuk ka dhënë hapësirë për negociata, ashtu si ndodhi edhe me kërkesën e Bajer Leverkusenit. Megjithatë, Roma është e dënuar të vazhdojë të insistojë, pasi sipas SKY Sport e ka një marrëveshje verbale me trajnerin spanjoll. Trajneri spanjoll ka patur më herët edhe bekimin dhe mbështetjen e Ranierit dhe pronarëve. Në shkallët e Olimpikos ishte parë edhe Ten Hagu, ish-trajneri i Mançesterit. Dje holandezi firmosi për Bajerin e Leverkusenit.
Bajer Leverkuseni e kërkonte me ngulm Fabregasin. Kjo lëvizje krijon korsi të lirë për Fabregasin te Roma.
Nëse kjo pistë dështon, Roma do të kthehet te ideja Gasperini.
Pardje në Zëri dekoduam një gatishmëri të një njohësi të vjetër të futbollit Italian, siç është spanjolli tjetër, Rafa Benitezi.
SKY solli edhe një episod të bukur mes Ranierit dhe Fabregasit në tunelin e stadiumit.
Gjatë ndeshjes Roma–Komo më 2 mars, Ranieri dhe Fabregasi shkëmbyen një bisedë joformale me njeri-tjetrin.
"Shpresoj të bëhem si ti", i tha Fabregasi, ndërsa Ranieri iu përgjigj: "Mos shpreso të bësh karrierën time. Ta them me zemër."
Më pas, Ranieri u shpreh publikisht për këtë shkëmbim: "I thashë Fabregasit se do të arrijë nivele shumë të larta. Një trajner kaq i ri që e bën skuadrën të luajë në këtë mënyrë është i destinuar për klube të mëdha”./ZËRI