Qytetërim

Roza Lati feston ditëlindjen, kush ishin ish-banorët e Big Brother që morën pjesë/ Kriset marrëdhënia me Riken?

Në ditëlindjen e Rozës ishte një pjesë e ish-banorëve, por jo mikja e saj Rike Roçi

E.K
Roza Lati feston ditëlindjen, kush ishin ish-banorët e Big Brother
Roza dhe Rike

TIRANË- Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Roza Lati ka festuar dje 36 vjetorin e lindjes, me një rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh.

Në këtë ditë të veçantë për të moderatorja ka organizuar një darkë private, ku të ftuar ishin edhe disa ish-banorë të Big Brother me të cilët ajo vazhdon të ruajë raporte shumë të mira.

Ka qenë vetë Roza e cila ka ndarë disa video me momente nga darka ku shihet se të pranishëm janë: Julian Deda, Françeska Murati, Fation Kuqari, Ledjona Xheladinaj, Erjola Doçi dhe Elvis Myrta.


Ajo që u vu re është mungesa e Rike Roçit, me të cilën Roza ka patur një raport miqësor shumë të ngushtë brenda shtëpisë. Rike zgjodhi gjithashtu që të mos bënte asnjë urim publik në rrjete sociale dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë sesi çfarë po ndodh me miqësinë mes dy vajzave.

Fakt është që këto Rike është në Shqipëri, pasi pritet të jetë e angazhuar në emisionin sportiv që transmetohet në Top Channel. Në festën e Rozës nuk mungonte e ëma, Rita Lati, e cila ka qenë mjaft aktive dhe në intervista pas përfundimit të BBV./ZËRI 

Poll

MOS HUMB