Qytetërim

Sa mund t’i kushtojnë Shqipërisë flakadanët e hedhur në fushë në ndeshjen me Poloninë

FSHF rrezikon gjobë nga 50 deri në 150 mijë euro për flakadanët e hedhur në fushë nga tifozët në ndeshjen me Poloninë.

E.K
Sa mund t’i kushtojnë Shqipërisë flakadanët e hedhur
Flakadanet e hedhur ne fushe

Tiranë- Flakadanët e hedhur në fushë nga tifozët në fillim të pjesës së parë në ndeshjen Shqipëri-Poloni, mund të rrezikojnë një gjobë 50 mijë Euro për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kështu është shprehur Presidenti i FSHF Armand Duka në studion e emisionit Opinion në Tv Klan.

Ai ka thënë se gjoba nga UEFA mund të variojë nga 50 deri në 150 mijë Euro, që sipas tij rëndon buxhetin e FSHF-së.

Armand Duka: Aty sa do paguajmë, ok gjoba besoj se do jetë e madhe. Unë uroj që ta kalojmë vetëm me gjobë. Por këto nuk duhet të ndodhin.

Blendi Fevziu: Kur thua e madhe, se unë e kam parasysh sa e keni ju peshën e të madhes, të voglës ne federatë.

Armand Duka: Ne nuk jemi federata as e Gjermanisë dhe as e Francës. Ne jemi federatë me buxhete modeste dhe një gjobë 50 apo 100 apo 150 mijë Euro është shumë e madhe.

Blendi Fevziu: Pse dhe një gjobë 150 mijë Euro mund të paguajmë ne?

Armand Duka: Me 50 jemi të lumtur.

Blendi Fevziu: Ja japim UEFA-s?

Armand Duka: Jo në fakt shkojnë për benefiçencë.

Viola Spiro: Menaxhohet nga UEFA por shkon për bamirësi.

Poll

MOS HUMB