
SHBA- Artisti i njohur Sean Diddy duket se nuk i ndahet telasheve gjyqësore. Një tjetër padi është ngritur kundër tij nga ish-producenti i cili pretendon se këngëtari e ka dhunuar sekskualisht.
Sipas dëshmisë, ndërsa dyshja punonin në albumin e nominuar për Grammy të vitit 2023, "The Love Album: Off the Grid, Combs", Diddy e përqafoi, e ngacmoi dhe kërcënoi producentin, e shtyu atë të konsumonte drogë dhe të bashkohej me punonjësit e seksit.
Producenti, Rodney “Lil Rod” Jones, pretendon se jeta e tij ka marrë një tjetër kthesë në 2022, kur ai ra dakord të ndihmonte Combs të shkurtonte këngën e tij të re.
Midis shtatorit 2022 dhe nëntorit 2023, Jones dyshohet se iu nënshtrua ngacmimeve seksuale të vazhdueshme nga Combs, i cili ecte lakuriq para tij duke i prekur organet gjenitale.
Ish-partnerja e tij Cassie gjithashtu e ka akuzuar reperin në nëntor të vitit 2023. Ajo pretendon se Diddy e ka përdhunuar gjatë kohës që ishin bashkë, e ka dhunuar dhe për një periudhë kohore i ka kontrolluar çdo aspekt të jetës, duke e izoluar totalisht, shkruajnë mediat e huaja.
Pas padisë së ish të dashurës së tij Cassie, një tjetër padi tronditëse erdhi nga modelja e një videoklipi të tij, Joie Dickerson-Neal. Ajo pretendon se në vitin 1991, Diddy e drogoi, e sulmoi seksualisht dhe e regjistroi sulmin pa dijeninë e saj, kur ajo ishte studente./ZËRI