Qytetërim

Sekretet e "The Mummy"

Tashmë si regjisor, ideja për të krijuar versionin e tij u bë realitet. 

k.m.
Sekretet e "The Mummy"
Posteri i filmit

SHBA- Në fund të viteve 90, regjisori Stephen Sommers arriti të realizonte ëndrrën kinematografike që kishte fsheur për dekada. Kur ishte 8 vjeç, ai ishte mahnitur nga Mummy (1932) e Boris Karloff, një film i tmerrshëm që e prezantoi atë me misteret e Egjiptit të lashtë. Tashmë si regjisor, ideja për të krijuar versionin e tij u bë realitet. Dy producentë (Sean Daniel dhe Jim Jacks) kishin të njëjtin qëllim dhe kishin zhvilluar projektin ngadalë për 9 vjet. Pasi të dy u kryqëzuan me Sommers, hapi tjetër ishte të bindnin "Universal Studios" t'u jepte më shumë se 15 milionë dollarë për buxhetin e filmit.

Kështu lindi The Mummy (1999), një film emblematik me Brendan Fraser dhe Rachel Weisz, i cili u realizua me 62 milionë dollarë investim.

Një histori dashurie, aventure dhe terrori

Historia zhvillohet në vitin 1923 dhe ndjek Rick O'Connell (Fraser), Evelyn Carnahan (Weisz) dhe vëllain e saj Jonathan teksa përpiqen të ndalojnë Imhotep (Arnold Vosloo), një kryeprift egjiptian i cili ringjallet aksidentalisht. Personazhi ka një histori të veçantë, pasi ai u varros i gjallë në vitin 1920 pes si ndëshkim për romancën e tij të ndaluar dhe për vrasjen e faraonit. Me një përzierje elementesh aksioni, humori dhe horror, filmi ishte një sukses në kinema dhe fitoi më shumë se 416 milionë dollarë në mbarë botën. 

Aksidenti i Brendan Fraser

Një nga momentet më të paharrueshme dhe më të rrezikshme të xhirimeve ka përfshirë Brendan Fraser, protagonistin, i cili u mbyt dhe humbi ndjenjat për disa minuta.

Sekretet e "The Mummy"
Brendan Fraser

"Ishte e tmerrshme,"- pranoi aktori kur kujtoi ngjarjen në një intervistë të publikuar nga Entertainment Weekly në 2019. Aksidenti ndodhi në vendin ku O'Connell ishte varur pasi u kap si i burgosur. Ideja është që personazhi është aq i fortë sa nuk mbytet pavarësisht çdo torture. Ndaj edhe i vendosën litrin në qafë.

Sekretet e "The Mummy"
Brendan Fraser

“Në paraqitjen e parë bëra performancën time më të mirë. Pastaj Steve tha: 'A mund të bëjmë një tjetër dhe të vendosim më shumë tension në litar?' Unë u përgjigja: 'Mirë, le ta bëjmë edhe një'. Mbaj mend që pashë kamerën që filloi të rrotullohej dhe më pas gjithçka u nxi , si fundi i një filmi pa zë. Kur erdha në vete, një ndihmës mjek po më thërriste emrin.”

Ky ishte problem, por jo aq 17 javët e punës në pjesën marokene të Saharasë. Dehidratimi preku aktorër, por frika më e madhe ishin kafshët e egra që mbulonte rëra. Ekipi i prodhimit të filmit ishte plotësisht i vetëdijshëm për rreziqet që vinin nga disa krijesa në zonë, aq sa ata lëshuan paralajmërime specifike.

“Ata dërguan një shënim që përshkruante një gjarpër që kishte njolla të verdha. Shkruanin:  Nëse shihni këtë lloj gjarpri, mos iu afroni. Ikni sepse është aq helmues saqë nëse të kafshon, mund të jetë e nevojshme që t'u pritet ndonjë gjymtyë,"-shtoi aktori.

Vapa ekstreme ishte një tjetër armik. Nuk mjaftonte vetëm uji. Ata krijuan një "pije të veçantë" që u jepej të gjithëve në set çdo dy orë për të parandaluar dehidratimin e aktorëve dhe jo vetëm.

Filmi kishte mbështetjen zyrtare të Forcave të Armatosura Marokene për të gjithë xhirimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB