Qytetërim

Sherre dhe xhelozi/ A i kanë dhënë fund lidhjes Megi Pojani dhe Endri Çekiçi?

Moderatorja kishte zgjedhur që këto ditë festash të ishte pranë familjes së saj, njësoj si edhe futbollisti

E.K
Sherre dhe xhelozi/ A i kanë dhënë fund lidhjes Megi Pojani dhe
Megi Pojani dhe Endri Cekici

TIRANË- Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi, nuk janë në momentet më të mira të lidhjes së tyre, e cila ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, edhe pse nuk është zyrtarizuar asnjëherë nga vetë çifti. Edhe pse prej një viti ata kanë zgjedhur që të mos e shijojnë hapur romancën e tyre, së fundi çifti duket se po kalon një krizë, për shkak se dhe pushimet e fundvitit nuk i kanë kaluar në shoqërinë e njëri tjetrit.

Lidhja në distancë që çifti detyrohet të ketë, për shkak të karrierës së futbollistit jashtë vendit, ka bërë që në jo pak raste mes tyre të ketë sherre dhe dramë, kryesisht për xhelozi. Edhe natën e ndërrimit të viteve dy të rinjtë festuan të ndarë.

Moderatorja kishte zgjedhur që këto ditë festash të ishte pranë familjes së saj, njësoj si edhe futbollisti. 

Natyrisht që kjo zgjedhje, mund të jetë një vendim i dyshes për të shijuar më shumë kohën me familjet e tyre, por mund të na tregojë edhe një moment krize mes këtij çifti, që shpesh herë kanë pasur ulje dhe ngritjet e veta. Nëse i rikthehemi fotove të verës, Endri dukej se ishte me familjen e Megit, për të shijuar ditët e nxehta, por muaj më pas, zgjedhja nuk ka qenë e njëjta.

Nga ana tjetër vetë Megi, nuk ka publikuar asnjë foto që të lë të kuptosh se ka qenë prezente mes miqve apo familjarëve të Endrit. Vitin e shkuar, të shpeshta kanë qenë udhëtimet e moderatores drejt Turqisë, ku edhe takohej me partnerin e tij.

Ndërsa këtë sezon, ndoshta prej ngarkesës, apo ndoshta për shkak të konflikteve të herë pas hershme, Megi ka zgjedhur mos të udhëtojë aq shpesh drejt Turqisë, ku sërish Endri luan futboll. Dyshja ka zgjedhur që ti ketë takimet edhe më të rralla, duke u fokusuar si prioritet tek karrierat e tyre.

E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim. Të dyja motrat kanë bërë të mundur ribashkimin e çiftit, duke i bashkuar pikërisht në ditëlindjen e tij. Dyshja u pa bashkë për herë të parë në verën e këtij viti. Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre.

Poll

MOS HUMB