
Një javë pasi vajza 18-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, bëri kërkesë për të hequr mbiemrin e saj "Pitt", një burim i afërt me aktorin i tha PEOPLE se Pitt është "i mërzitur" për ndryshimin.
“Ai e di dhe është i mërzitur që Shiloh hoqi mbiemrin e tij. Ai kurrë nuk ka ndjerë më shumë gëzim se kur lindi ajo. Ai ka kërkuar gjithmonë një vajzë”, tha burimi dhe shtoi:
“Nuk është e lehtë për Brad. Ai i do fëmijët e tij dhe i mungojnë. Është shumë e trishtueshme”.
“Ai ende i do të gjithë fëmijët e tij”, tha një burim tjetër i afërt me Pitt për PEOPLE.
"I gjithë ky proces ishte shumë i vështirë për të gjithë familjen."
Siç konfirmoi më parë për PEOPLE dikush i njohur me këtë çështje, dokumentet e Shiloh u depozituan të hënën, më 27 maj, që ishte edhe ditëlindja e saj e 18-të. E reja kërkon që tani e tutje të quhet “Shiloh Jolie”. Jolie dhe Pitt kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Zahara, Shiloh, Pax, dhe binjakët Knox dhe Vivienne./ZËRI