Qytetërim

Shirat e dendur në Brazil zbulojnë një nga dinosaurët më të vjetër në botë

Fosili i zbuluar besohet se i përket një anëtari të familjes së dinosaurëve mishngrënës Herrerasaurid, me një gjatësi rreth 2.5 metra

M.M
Shirat e dendur në Brazil zbulojnë një nga dinosaurët
Momenti i zbulimit

BRAZIL- Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil kanë gërryer pjesë të një zone fosile, duke zbuluar atë që shkencëtarët besojnë se mund të jenë skeleti më i vjetër i një dinozauri të njohur në botë. Fosili i dinosaurit ishte "pothuajse plotësisht i ruajtur" dhe u zbulua  pranë një rezervuari në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul. Fosili mund të jetë rreth 233 milionë vjet i vjetër. Ata dyshojnë se krijesa ka jetuar gjatë periudhës Triasik, kur të gjitha kontinentet e Tokës ishin një masë e vetme tokësore e quajtur Pangaea dhe dinozaurët sapo ishin shfaqur.

Shirat e dendur në Brazil zbulojnë një nga dinosaurët
Pjesë nga skeleti

I përket Herrerasaurus

Fosili i zbuluar besohet se i përket një anëtari të familjes së dinosaurëve mishngrënës Herrerasaurid, me një gjatësi rreth 2.5 metra, raporton Independent. Këta dinosaurët dykëmbësh dihet se kanë lëvizur në pjesë të mëdha të Brazilit dhe Argjentinës së sotme.

“Është një nga më të vjetrat në botë. Në fillim dukej sikur ishin disa kocka individuale, por ndërsa sollëm materialin në dritë, ne mundëm të shihnim se kishim një skelet pothuajse të plotë,”- tha Rodrigo Müller nga Universiteti Federal i Santa Maria për agjencinë lokale të lajmeve Agência Brasil.

Aktualisht, ekzemplari më i vjetër i dinosaurëve i njohur nga njeriu është një koleksion fosilesh nga specie të ndryshme që datojnë rreth 231 milionë vjet më parë.

Shirat e dendur në Brazil zbulojnë një nga dinosaurët
Herrerasaurid

Rreziku nga shiu

Epoka e dinosaurëve dihet se ka filluar gjatë periudhës Triasike, 50 milionë vjetësh pas ngjarjes së zhdukjes masive në fund të periudhës Permian, kur rreth 90% e specieve të planetit humbën./ZËRI

Poll

MOS HUMB