
ITALI- Mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Kristjan Asllani do të pritet me nderime të larta në qytetin ku u rrit në Itali. Këtë e ka bërë me dije komuna e Butit në Piza përmes një postimi në rrjetet sociale, ku fton të gjithë banorët e qytetit që të jenë të pranishëm më 12 Korrik në Piazza Garibaldi. Në njoftim komuna shprehet se Asllani pavarëssht se ka arritur shumë në jetë ka mbetur i njëjti, një njeri modest dhe i sjellshëm dhe nuk e ka harruar asnjëherë Butin, vendi ku u rrit dhe mori mësimet e para të futbollit. Kjo pritje do të bëhet para rinisjes së tij për përgatitjen e verës në funksion të sezonit të Serisë A 2024/25.
NJOFTIMI:
Që nga ditët kur luante me top nën tendat e Piazza Garibaldi te kampion Italie në vitin 2023/24 me Interin dhe dirigjent i Kombëtares shqiptare në Europianin Gjermani 2024. Kristjan Asllani ynë ka bërë një rrugë të gjatë, por ka mbetur gjithmonë i njëjti, modest dhe i sjellshëm, i lidhur me Butin tonë, i cili do ta festojë të premten e 12 korrikut në orën 22:15 në Piazza Garibaldi para rinisjes së tij për përgatitjen e verës në funksion të sezonit të Serisë A 2024/25. Ju presim të gjithëve, absolutisht të gjithëve./ZËRI