Qytetërim

Shkoi të bënte të pasmet në Turqi, vdes 26-vjeçarja

26-vjeçarja kishte shkuar nga Anglia në Turqi për operacionin e të pasmeve, ku dhe më pas humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak

E.K
Shkoi të bënte të pasmet në Turqi, vdes 26-vjeçarja
Viktima, Demi Agoglia

TURQI- Një tjetër viktimë e turizmit mjekësor në Turqi. Këtë herë është një nënë 26-vjeçare nga Mançesteri, e cila shkoi në Turqi për ngritjen e të pasmeve, një operacion plastik mjaft i zakonshëm tek femrat.

Demi Agoglia, 26 vjeç, nga Salford, Mançester, besohet se ka pësuar një atak në zemër të shkaktuar nga një emboli dhjamore, edhe pse mjekët thanë se operacioni i saj ishte i suksesshëm dhe ajo ishte liruar nga spitali dhe po përgatitej të kthehej në shtëpi.

Agoglia, në hotelin ku po qëndronte për pak kohë me bashkëshortin e saj, u ankua për dhimbje gjoksi vetëm disa orë para se të kthehej në Mançester, transmeton The Sun.

Sipas familjes së saj, ajo u kthye me urgjencë në klinikën e Stambollit për një kontroll, por pësoi një atak në zemër ndërsa ishte në një taksi që po e çonte në spital. Burri i saj, Bradley Jones, kreu të gjitha përpjekjet për t'i shpëtuar jetën, por dështoi. Nëna e re humbi jetën kur mbërriti në spital, pavarësisht se mjekët e çuan në terapi intensive.

Vëllai i 26-vjeçares, Carl, i cili është 37 vjeç, tha se familja dhe partneri i saj u përpoqën ta ndalonin atë që të vazhdonte operacionin pasi ata ishin të shqetësuar për sigurinë e saj, por ajo ishte e bindur. Madje, ajo kishte shkuar sërish në Turqi për një operacion në dhëmbë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB