
TIRANË- Këngëtari Shpat Kasapi ka bërë një deklaratë shokuese teksa intervistohej sot. I ftuar në emisionin “E Diell”, Shpat Kasapi ka pranuar publikisht se në të shkuarën ka dhunuar ish-të dashurën e tij. Arsyeja, sipas tij, ka qenë xhelozia që ai kishte.
PJESË NGA BISEDA:
Ronaldo: Kam parë një titull në Youtube, ti ke qenë i ftuar diku dhe tituli që i ishte vendosur intervistës tënde ishte “Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën”.
Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.
Ronaldo: Ka qenë një titull fake?
Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.
Ronaldo: Sa vjeç ke qenë?
Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.
Edhe pse ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth moshës 25-26-vjeçare, nuk dihet nëse personi i dhunuar ka qenë modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj./ZËRI