Qytetërim

Shqipëria barazon me Ishujt Faroe, por e mbyll si e para në grup!

Ekipi ynë përfaqësues barazoi ndaj Ishujve Faroe 0:0 në Air Albania. Pavarësisht barazimit, Kombëtarja shkon në Europian si e para e grupit.

D.XH
Shqipëria barazon me Ishujt Faroe, por e mbyll si e para në grup!
Shqiperia

TIRANË-  Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Ishujve Faroe në Air Albania në Tiranë, por është kualifikuar për në Europian si e para e grupit E.

Ekipi ynë kombëtar kishte disa raste për shënim, por edhe miqtë bënë një lojë të mirë në Tiranë. Pavarësisht rasteve për shënim, çdo gjë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Kështu, Shqipëria mbyll kualifikueset për në Europian si e para e Grupit E me 15 pikë. Po kaq pikë ka dhe Çekia, por jemi të parët nga golavarazhi më i mirë. Përveç Shqipërisë, në Europianin e Gjermanisë shkon edhe Çekia. Çekët shkatërruan 3:0 Moldavinë në Pragë, duke mos diskutuar për asnjë moment kualifikimin.

Shqipëria barazon me Ishujt Faroe, por e mbyll si e para në grup!
Renditja e grupit E

Tashmë do të duhet të presim datën 2 dhjetor, kur do të hidhet edhe shorti për grupet e Europianit të Gjermanisë. Shqipëria do të mësojë në short ekipet me të cilat do të përballet./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB