Qytetërim

‘Është fallso’, produksioni përçan çiftin përmes dronit, Romeo kërkon të dalë nga shtëpia: Kujdes mikrofonin

Një dron, që është futur me ‘bekimin’ e produksionit në shtëpi, ka përçarë Heidin dhe Romeon

E.K
‘Është fallso’, produksioni përçan
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci

TIRANË- Dita e djeshme ka qenë e vështirë për Heidin dhe Romeon, pas mbërritjes në shtëpi të një droni, ku thuhej se aktori është fallso, dhe se duhej ti jepej fund maskilizmit. Situata i referohej mbrëmjes së të martës, ku Romeo la për disa orë të vetme në suitë Heidin, e cila nga ana e saj nuk e fshehu mërzinë për atë që ndodhi. E mbështetur edhe nga shumë prej banorëve që kritikuan Romeon.

Mbërritja e dronit, duket se është bërë në bashkëpunim me produksionin, pasi Heidit iu kërkua që të dilte nga suita, për të shkuar te dhoma e dëshirave në mënyrë që të lexonte mesazhin. Pikërisht kjo situatë është kapur nga Romeo, i cili një një moment i ka kërkuar Heidit që të dilnin nga shtëpia.

Teksa ata po diskutonin pikërisht për ndërhyrjen e produksionit, iu është kërkuar që të kenë kujdes me mikrofonin.

Debatet mes çiftit kanë qenë të gjata, ndërsa Heidi është shprehur se nuk u ndikua aspak nga ai dron, por as edhe nga banorët e tjerë.

Biseda mes çiftit

Heidi: Fol të lutem se një dron është. Do flasësh apo nuk do flasësh?

Romeo: Nuk kam faj fare. Pyes veten se çfarë bëra gabim?

Heidi: Për çfarë mërzitesh kur më shumë rëndësi ka mendimi im apo jo?

Romeo: Patjetër që po.

Heidi: Dhe unë them që nuk ndikohem.

Romeo: E pashë dhe dje që nuk ndikohesh. Nuk je ndikuar dje?

Heidi: Jo.

Romeo: Se dëgjova fjalë të tjera dje, prandaj po them.

Heidi: Nuk jam ndikuar dje.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB