
Vangjel Koja
KORÇË- Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare legjenda e volejbollit shqiptar, Vangjel Koja. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Orlando Koja.
Homazhet do të mbahen sot në Kishën e Shën Sotirit në Korçë.
Koja nisi karrierën e tij si atlet dhe më pas si basketbollist dhe volejbollist. Ai gjithashtu ishte trajneri i skuadrës së famshme së volejbollit, Dinamo, e cila fitoi tituj nën trajnimin e tij dhe la gjurmë të pasHlyeshme në përfaqësimet evropiane. /ZËRI
Poll