
SHBA- Për më shumë se dy dekada tani, Heidi Klum me truke dhe zgjedhje gjithnjë e më të çuditshme vazhdon ruan titullin e saj si mbretëresha e kostumeve të të famshmëve të Halloween-it. CNN shkruan se gjithçka filloi kur modelja gjermane u transferua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1993. Ajo menjëherë ra në dashuri me Halloween dhe tmerrin e tij, thuhet në një inetervistë në 2018.
Në vitet që pasuan, Klum ka shpenzuar qindra orë, qindra mijëra dollarë për flokë, grim dhe proteza duke u përgatitur, kushtuar qëllimit të saj për të bërë për Halloween atë që askush nuk ka guxuar të bëjë më parë.
2022: Krimbi
Halloween-in e kaluar, Klum u përpëlit në festën e saj vjetore si një krimb toke shumë realist, me vetëm sytë e saj që dukeshin në kostumin shumë real të krimbit.

2019: Zombi
Ndoshta një nga kostumet më rrëqethëse të Klum-it, është pamja e saj e vitit 2019 e veshur me një kostum trupi nga koka te këmbët që i ngjan një trupi të dekompozuar.

2018: Fiona dhe Shrek
Në vitin 2018, Klum dhe Kaulitz u veshën si yjet e filmave të animuar, Fiona dhe Shrek, përkatësisht, me kostume aq realiste sa dukej sikur të kishin dalë nga një paradë e personazheve në Universal Studios.

2017: Ujku "Thriller"
Në vitin 2017, Klum bëri homazh për videoklipin "Thriller" të Michael Jackson duke rikrijuar pamjen e ujkut të shndërruar Jackson në skenën e hapjes së filmit muzikor. Përveç kopjimit të përpiktë të rrobave që kishte veshur Jackson në video, kostumi përfshinte gjithashtu proteza, kështu që fytyra e ujkut të Klum lëvizte me tiparet e saj.

2016: Klonet
Teknikisht, ky nuk ishte një kostum “për” Klum, sepse ajo erdhi në festën e saj e veshur si ajo. Ajo erdhi me plus-pesë Klum shfaqur si klone.

2015: Jessica Rabbi
Halloween është shpesh sinonim i "seksi", dhe në vitin 2015, Klum u bë një nga simbolet më ikonike të seksit të Hollivudit, Jessica Rabbi.

2014: Flutur
Si një engjëll për një kohë të gjatë i Victoria's Secret, Klum kishte kaluar vite duke mbajtur krahë për shfaqjen vjetore të modës së markës së të brendshmeve. Në 2014, Klum u bë një flutur, me krahë të pikturuar me dorë nga artizanët që kishin punuar në krahët e engjëjve të Victoria's Secret. Sytë e saj të ndezur të insekteve ushqeheshin nga bateritë e vendosura brenda maskës, pranë syve të saj të vërtetë.

2013: Qytetare e moshuar
Nga koka te këmbët, ajo u bë e panjohur me shtresa mbi shtresa grimi për të krijuar rrudhat, lëkurë të varur, njolla të moshës dhe dhëmbë të verdhë.

2011: Trup
Klum në vitin 2011 veshi një kostum trupi (me bojë të përshtatshme për fytyrën) e krijuar për t'u dukur si trupi i njeriut pa lëkurë.

2010: Roboti glam
Në përgatitje për kostumin e saj të kuq dhe vjollcë që e transformoi atë në një robot të denjë për "Transformers", për ditë të tëra Klum praktikoi të ecte në këmbë në oborrin e shtëpisë së saj.

2006: Kopshti i Edenit
Pas nëntë muajsh shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, Klum dhe bashkëshorti i atëhershëm Seal u veshën si fruti i ndaluar biblik.

2004: Magjistari vampir
Në 2004 ajo u shfaq me një kostum seksi shtrigash vampirësh që përmbante një paruke voluminoze, kapelë shtrigeje, çizme deri tek gjunjët dhe grim të kuq.

2003: Alinen gold
Në festën e saj të vitit 2003, Klum mbërriti duke dalë nga një anije kozmike e artë, e veshur si një alien i artë i stilit kiberpunk. Duke kujtuar gjithashtu perëndinë greke Hermes, pamja e saj shfaqte forca të blinduara dhe çizme ari me thekse gjethesh, detaje të rripit të artë, vezullim të trupit prej ari dhe shirita ari të endura në gërshetat e saj të gjata.
