
Në skenën e tenisit italian po lind një rivalitet i ri, që mund të elektrizojë dhe polarizojë publikun italian. Kjo dyshe premton emocione të mëdha: Janik Sineri, kampioni i madh dhe i padiskutueshëm në njerën anë dhe Lorenzo Museti në anën tjetër.
Të ndryshëm në stil dhe karakter, të afërt për nga përkushtimi ndaj familjes, punës dhe dëshirës për një finale italiane.
Kjo mund të jetë e mundur! Ndoshta që këtë javë në Romë.
Siner, një lojtar i ftohtë, i fortë dhe me një rritje të pandalshme që e çoi në Top 10-shen botërore që në moshën 20-vjeçare, përballet me Musetin.
Ky i fundit më artistik, elegant dhe eksperimental, me teknikë të mirë, që vetëm së fundmi ka gjetur vazhdimësinë e munguar.
Të dy kanë shkëlqyer në mënyrën e tyre dhe tani tifozët ndahen mes "Sinnerianëve" dhe "Musettianëve".
Edhe pse rivalë, të dy e respektojnë njëri-tjetrin.
Sineri ka vlerësuar përparimin e Musetit, duke e quajtur një kthim të madh pas vështirësive. Museti, nga ana tjetër, e sheh Janikun si model dhe nxitje për të arritur majat.
Të dy ëndërrojnë një finale të madhe në Romë. A do të jetë e mundur? Organizatorët e turneut, për nga vëmendja e publikut, do të ishin më të lumturit./ZËRI