
SHBA- Aktorja amerikane Halle Bailey, e njohur për rolin e saj në "Sirena e vogël" ka sjellë në jetë një djalë. 23-vjeçarja solli në jetë fëmijën e saj të parë me reperin Daryl Granberry, i njohur më mirë si DDG. Lindjen, Halle Bailey e njoftoi në Instagram duke nxjerrë dorën e vogëlushit, i cili mbante vënë një byzylyk të vogël floriri që shkruan "Halo", që është edhe emri i djalit.
"Edhe pse tashmë kemi pak ditë në vitin e ri, gjëja më e madhe që më ka bërë 2023 është se më solli një djalë... Mirë se erdhe në botë, Halo,"-ka shkruar Halle.
Aktorja dhe reperi janë në një lidhje prej më shumë se një viti dhe zyrtarisht u prezantuan si çift në mars të vitit 2022, kur Bailey i uroi të dashurit ditëlindjen në Instagram. Halle njihet si dikush që ruan privatësinë e saj, ndaj asnjëherë nuk e ka treguar barkun e saj, e madje as nuk e përmendi kurrë shtatzëninë e saj.
Por mesa duket lajmin e mirë nuk ka duruar dot pa e ndarë./ZËRI