Qytetërim

S'ka më dyshmie! Tom Hardy është gati për t’u rikthyer në ‘Peaky Blinders’

Aktori i njohur Tom Hardy ka thënë se do të dëshironte 100 përqind të shfaqej në filmin e ri të ‘Peaky Blinders’.

f.t
S'ka më dyshmie! Tom Hardy është gati për t’u
Tom Hardy

BRITANI E MADHE-Teksa Netflix njoftoi se një film i ‘Peaky Blinders’ është duke u realizuar, me aktorin irlandez fitues të Oscarit, Murphy, duke ripërsëritur rolin e tij, nuk dihet ende se kush do të jenë aktorët që do të jenë pjesë e kastit.

Tom Hardy ka folur së fundmi për rikthimin e serialit “Peaky Blinders” me Cillian Murphy dhe ka lënë të hapur mundësinë që ai të jetë pjesë e kastit. Aktori i njohur Tom Hardy ka thënë se do të dëshironte 100 përqind të shfaqej në filmin e ri të ‘Peaky Blinders’ por nuk ishte i sigurt nëse personazhi i tij do të përfshihej. Aktori anglez luajti liderin e bandës hebreje Alfie Solomons nga sezoni i dytë i serialit hit.

“Njëqind për qind, Alfie patjetër do të dalë, por nuk e di kur”, tha ai.

Hardy luajti Alfie Solomons, kreun e një bande me bazë në Camden Town. Edhe pse kasti për filmin e ardhshëm nuk është bërë i ditur, krijuesi Steven Knight ka konfirmuar se Murphy do të jetë sërish në rolin kryesor.

Rikthimi i ‘Peaky Blinders’ pason nga emisioni i BBC në lidhje me një bandë kriminale në Birmingham të krijuar nga Steven Knight, e cila u zhvillua për gjashtë sezone nga 2013 në 2022. Asnjë datë e publikimit nuk është shpallur, por historia thuhet se do ta çojë familjen Shelby në Luftën e Dytë Botërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB