
SHBA- Sofia Vergara foli për rolin e saj në serialin e ri të Netflix, "Griselda", ku ajo luan një rolin e një trafikante droge. Në një intervistë që ka dhënë për programin spanjoll “El Hormiguero” të Antena 3, aktorja është pyetur edhe për temën e dashurisë, duke iu referuar divorcit të fundit nga Joe Manganiello.
Gjatë bisedës, Vergara komentoi me humor se çfarë kërkonte tek një mashkull.
“Ai duhet të jetë pesëdhjetë vjeç si unë, të ketë fëmijë dhe të jetë i pashëm, por nuk duhet të jetë diçka hyjnore".
Duke reflektuar mbi ngjarjet e vitit 2023, Vergara mendoi se viti i kaluar ishte një përzierje e gjërave të mira, gjërave të çmendura dhe gjërave të këqija. Bisedat për një partner të mundshëm vijnë pas thashethemeve të fundit se ajo është në një lidhje me Justin Slimane, një mjek që punon në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles.
Duket se Saliman i përshtatet kritereve të përshkruara nga Vergara në “El Hormiguero”, pasi është në të njëjtën moshë (51 vjeç) dhe baba i dy fëmijëve nga një martesë e mëparshme me aktoren Brie Turner./ZËRI