Aktualitet

SPAK i vë në 'sitë' pasuritë, Elvana Gjata 'thyen' heshtjen

Në një postim në Instastory, Elvana njofton të gjithë ndjekësit e saj  që sonte do të jetë në një koncert në Gjermani.

E.K
SPAK i vë në 'sitë' pasuritë, Elvana Gjata
Elvana Gjata dhe Ervin Mata

TIRANË- Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsiont dhe Krimit të Organizuar për hetim pasuror të saj pasi kjo e fundit doli në përgjimet e grupit të Ervin Matës. Por, nëse prisni që ajo të ketë folur për atë që po ndodh prej katër ditësh në vend, gaboheni! Këngëtarja ka njoftuar koncertin e radhës.

Në një postim në Instastory, Elvana njofton të gjithë ndjekësit e saj  që sonte do të jetë në një koncert në Gjermani.

SPAK i vë në 'sitë' pasuritë, Elvana Gjata
Postimi

LIDHJA ERVIN MATA-ELVANA GJATA

Lidhja me Ervin Matën, dhe dijenia për aktivitetin e tij të paligjshëm, nxjerr sërish në skenë emrin e këngëtares Elvana Gjata, 5 vite kur ajo u përfol si molla e sherrit për masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagosën disa të tjerë. Edhe pse asokohe pas shpalljes në kërkim policor, pozita e këngëtares do të sqarohej, dhe sherri në dukje banal ‘pse më pe të dashurën’, u kthjellua shpejt se ishte një sherr për trafikun e kokainës mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt.

Këngëtarja asokohe në kulmin e suksesit të saj në Shqipëri, do të zhdukej për disa kohë nga skena publike, e madje u përfol për një ndarje mes saj dhe Matës, por duket se pavarësisht turbulencave në pozitat ligjore të ‘bolit të kokainës’, raporti i tyre qëndron ende i shëndoshë. Jo vetëm kaq! Pasi Elvana Gjata dhe llogaritë e saj bankare, përdoreshin si një lavatriçe për paratë e kokainës që gëzonte jashtë vendit Ervin Mata.

AKSIONI I SPAK 

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB