Qytetërim

Spektakël i Muçit kundër Aston Villa

Polakët kaluan në avanazh pas tre minutash me Wszolek. Anglezët u përgjigjën 3 minuta më pas me Duran. Në të 26, Muçi realizoi golin e dytë për Legian. Për skuadrën nga Premier Liga barazoi Digne.

i.h.
Spektakël i Muçit kundër Aston Villa
Ernest Muçi

BRITANI E MADHE- Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Ernest Muçi ishte protagonist në fitoren që skuadra e tij Legia e Varshavës mori kundër Aston Vilës 3-2 në sfidën e parë të grupit në Ligtën e Konferencës. Lojtari 22-vjeçar ndëshkoi dy herë kampionin e botës dhe portierin e përfaqësueses argjentinase të futbollit, Emiliano Martinez.

Polakët kaluan në avanazh pas tre minutash me Wszolek. Anglezët u përgjigjën 3 minuta më pas me Duran. Në të 26, Muçi realizoi golin e dytë për Legian. Për skuadrën nga Premier Liga barazoi Digne.


Sulmuesi kuqezi shënoi rrjetën e tretë në të 51'.

Në vazhdim, skuadra polake menaxhoi rezultatin dhe mori fitoren e rëndësishme. Ndërsa në kampionatin polak, 22 vjeçari në 6 takime ka shënuar 3 gola, duke treguar formën e mirë që po kalon. Nëse vazhdon me të tillë ritëm, do të jetë një armë më shumë për trajnerin e kombëtares Silvinjo, me takimin e rëndësishëm kundër Cekisë që luhet më 12 tetor, të vlefshëm për kualifikueset Euro 2024./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB