
TIRANË- Muaji Maj troket në DigitAlb/SuperSport e së bashku me të vjen edhe spektakli, nëjavët e përballjet që vendosin gjithçka, dheme një çmim prej 10 mijë lekë më të ulëtnga çmimi zyrtar.
Magjia e futbollit, adrenalina e garave nëFormula 1 e Moto GP, turnetë e Tenisit,përballjet titanike në UFC, spektakli i NBA dhe bukuria e Çiklizmit: Turi i Shqipërisë, e po ashtu edhe duelet me vendimtare ngabota e volejbollit, për të shijuar gjithçka ngambyllja e një sezoni të jashtëzakonshëm.
Emocionet që ndalin frymën, netët që shkrujanë histori!
Në tokën e futbollit, në Angli ankthi ndizetme garën e titullit në distancë midis Arsenalit e Manchester City, e po ashtu me finalen e madhe të FA Cup, më 16 Maj nëWembley, aty ku City e Chelsea do tëdiskutojnë trofeun më të vjetër të futbollitbotëror.
Në Spanjë, Barcelona kërkon titullin e 29-të në histori, ndërsa gjithçka do të ndalojë për 90 minuta, mbrëmjen e 10 Majit në duelin e ëndrrave, në El Classicon e fundit tësezonit.
Në Itali…asgjë nuk falet. Titulli, Europa dhekrenaria do të vendosen deri në sekondat e fundit, e më 13 Maj, Lazio do të sfidojëInterin në finalen e Madhe të Kupës sëItalisë.
Ethet e fund sezonit do të mbajnë Francëntë mbërthyer fortë, me titullin që diskutohetnë aksin Paris-Lens, e më sfidën finale tëCoupe de Francë më 22 Maj, me fundin e rrugëtimit që do të vendosë përballë Lens dhe Nice.
Me titullin në kasafortë, Gjermania e Bayern Munich kthejnë sytë e fokusin te Kupa e Gjermanisë, me finalen e madhe të 23 majitaty ku bavarezët i pret Stuttgarti.

Maji është muaji ku lindin kampionët dhe kuemrat gdhenden në përjetësi, UEFA Champions League do të ndezë e do tëvendosë në lëvizje një kontinent të tërë, megjysmëfinalet e kthimit e me emocionet qëdo të prekin kulmin, me finalen e madhembrëmjen e 30 Majit në Budapest.

UEFA Europa League pret të mësojëfituesin e ri, me rrugëtimin emocionues qëështë drejt fundit, për të shijuar magjinë e finales më 20 Maj në Stamboll, e gjithashtuUEFA Conference League do të mbyllërrugëtimin e saj në Leipzig, më 27 Maj.
Kategoria Superiore premton dramë deri nësekondat e fundit, me betejën e mbijetesës, Final 4 dhe sfidën finale të Kupës sëShqipërisë.
Spektakli vazhdon me fazat finale edhe nëkampionatet e tjera, si: Eredivisie, SuperligaTurke, Kampionati Grek dhe ai zvicerian, e me Saudi Pro League që premtonspektakël me Al Nassr e Cristiano Ronaldon në mision drejt titullit kampion.
Formula 1 do të rindezë motorët me garat e Miami-t dhe Kanadasë, ndërsa Moto GP do të zbarkojë në pistat e Francës, Katalonjëse Italisë gjatë këtij muaji.
Finalet e Madridit nisin muajin maj përbotën e tenisit, që do të vazhdojë më tej me turneun fenomenal të Romës. Emocionetdo të vijojnë edhe me NBA, UFC dhe me Volejbollin.

Edicioni i Turit të 83 Ciklistik i Shqipërisëzbarkon në SuperSport, ku në datat 18 deri më 22 maj do të mbledhë 20 skuadraelitare nga Ballkani dhe Europa, për njëkartolinë të vërtetë të këtij sporti e gjithashtu edhe për vendin tonë.
Në muaj finalesh. Një muaj emocioneshekstreme e spektakolare, një muaj kuhistoria shkruhet çdo ditë.
Të gjitha në paketën sportive më të pasurnë vend vetëm në DigitAlb. Vizito tani faqenzyrtare www.digitalb.al, abonohu nëPremium në DigitAlb me ulje deri në 10 mijëlekë dhe shiko gjithçka.