
GJERMANI- Luka Suçiç, shprehet i zhgënjyer pas barazimit me Shqipërinë në Hamburg të Gjermanisë. Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se rezultati ishte zhgënjyes, por shton se skuadra duhet të mbledhë forcat për ndeshjen e radhës kundër Italisë. Duke analizuar lojën ai tha se skuadra në pjesën e parë nuk ishte në formën e duhur, ndërsa në të dyten e mori veten.
Luka Suçiç: Zhgënjim i madh, e humbëm fitoren në fund. Nga ana tjetër, nuk duhej të na ndodhte. Duhet ta kishim përfunduar me qetësi, duhet të mësojmë nga kjo. Pjesa e dytë ishte e mirë, kështu duhet. Fillojmë me italianët, sigurisht që mund t'i mposhtim, besojmë në cilësitë tona, jam optimist nëse luajmë me italianët si sot në pjesën e dytë, do të fitojmë./ZËRI