Qytetërim

“Tani jam hedhur në Bullgari”, Egla flet për martesën me italianin: Kam radhë të madhe kandidatësh

Egla është shprehur me doza humori se pas daljes nga shtëpia, ka një radhë të madhe kandidatësh

E.K
“Tani jam hedhur në Bullgari”, Egla flet për martesën
Egla Ceno

TIRANË- Jeta private e fitueses së Big Brother, Egla Ceno mbeti një mister, edhe pse jo në pak raste ajo ishte pjesë e mediave rozë, me histori të përfolura prej saj. Një prej lajmeve që qarkulloi më shpesh, ishte ai që Egla ishte e martuar me një shtetas italian.

Për këtë ajo ka folur gjatë një interviste për “Fiks Fare”. Aktorja tha se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë, duke treguar se tashmë nuk ka marrëdhënie me personin në fjalë.

“Italiani ishte në rini çuna… Nuk ka më Carlo. Tani jam hedhur në Bullgari, me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe”, u shpreh Egla duke qeshur.

Nga ana tjetër fituesja e “BBV” tregoi se pas përfundimit të eksperiencës në këtë reality shoë do ti kushtojë kohë nënës së saj duke kaluar pushimet së bashku, ndërsa më pas do të merret me disa projekte.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat, vëllai i Eglës, Besi disa muaj më parë deklaroi që aktorja është martuar me shtetasin italian vetëm për të bërë letrat./ZËRI 

Poll

MOS HUMB