Qytetërim

Tiziano Ferro dhe bashkëshorti divorcohen

Lajmin e ka bërë me dije këngëtari italian, me anë të një njoftimi në Instagram. 

k.m.
Tiziano Ferro dhe bashkëshorti divorcohen
Tiziano Ferro dhe Victor Allen

ITALI- Martesa mes Tiziano Ferros dhe bashkëshortit të tij, Victor Allen ka përfunduar! Lajmin e ka bërë me dije këngëtari italian, me anë të një njoftimi në Instagram. 

“Ndarja e dhimbshme ka filluar prej disa kohësh. E përballova në heshtje, në këtë moment e gjithë vëmendja ime është përqendruar në mbrojtjen e dy fëmijëve të mi. Margherita dhe Andres aktualisht kalojnë shumicën e kohës në shtëpi me mu . Në këtë moment nuk mund t'i lë dhe nuk mund t'i marr me vete në Itali. Ju e dini; unë bëra një turne kundër këshillës së mjekëve, pasi nuk do t'i anuloja kurrë ato koncerte. Këtë herë, megjithatë, është ndryshe. Nuk bëhet fjalë për mua dhe shëndetin tim, ka të bëjë me dy fëmijë shumë të vegjël dhe qetësinë e tyre. Kërkoj falje pa masë, por tani ata janë prioriteti im,”-shkroi këngëtari italian.

Martesa në SHBA dhe Itali

Tiziano Ferro dhe Victor Allen u martuan më 25 qershor 2019 në Los Angeles dhe më 13 korrik të të njëjtit vit në Sabaudia, pas një lidhje 3-vjeçare. Fëmijët iu bashkuan familjes së re në shkurt 2022: Margherita dhe Andreas, të moshës 9 dhe 4 muajsh në atë kohë. 

Poll

MOS HUMB