
KOLUMBI - Këngëtari nga Kolumbia, J Balvin mund të jetë një nga më famshmit, por sërish jo të gjithë e njohin atë.
Mes atyre që nuk e njohin J Balvin janë edhe truprojat e basketbollistit me famë botërore, Michael Jordan.
Artisti kolumbian ishte në “Nascar Cup Series” në Bristol, ku ishte edhe legjenda e NBA-së.
J Balvin and Michael Jordan link up at Bristol Motor Speedway ???? pic.twitter.com/x6qVbEKe82
— Nice Kicks (@nicekicks) September 16, 2023
Të dy u ndeshën ballë për ballë dhe kur Balvin u përpoq të afrohej për ta përshëndetur, ekipi i Jordan i sigurisë u përpoq ta largonte këngëtarin.
Por Jordan, i cili e njihte, i urdhëroi burrat ta linin të kalonte dhe më pas e përqafoi shumë ngrohtësisht J Balvin.
Jordan dhe Balvin duket se kanë zhvilluar një marrëdhënie miqësore pas bashkëpunimit në modë për veshjet Nike.
Balvin bashkëpunoi me Nike dhe Jordan për të hedhur në treg disa modele të veshjeve. Dhe vetë Michael Jordan kishte veshur atletet që ata kishin projektuan në bashkëpunimin e përbashkët. /Zëri.ai